Site icon Telegrafi

Kopshti zoologjik britanik njofton lindjen e majmunit të vogël Goeldi

Një kopsht zoologjik britanik njoftoi lindjen e një majmuni të vogël Goeldi, me primatin e mitur që përshkruhet se peshonte pothuajse sa një top golfi.

Kopshti zoologjik Newquay në Cornwall, Angli, tha se foshnja ende pa emër lindi në nëntor nga majmunët Rina dhe Max të cilët u bënë prind për herë të parë.

Nga kopshti zoologjik bënë të ditur se majmuni, vendas në rajonet e Amazonës të Bolivisë, Brazilit, Kolumbisë, Ekuadorit dhe Perusë, tani është parë duke eksploruar rrethinën e tij nga pozicioni i tij në shpinën e nënës së tij, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

“Fëmija është në gjendje shumë të mirë. Edhe pse do të ngjitet në shpinën e nënës së tij edhe për pak kohë, ai tashmë po bëhet vërtet kureshtar, veçanërisht kur bëhet fjalë për ushqimin”, tha në njoftimin e lindjes Dave Rich, kreu i kopshtit zoologjik Newquay. .

Kopshti zoologjik tha se majmunët Goeldi në lindje peshojnë midis 42.5 dhe 62.3 gram, “përafërsisht sa pesha e një topi golfi”. Këta majmunë zakonisht rriten deri në 22 centimetra gjatësi. /Telegrafi/

Exit mobile version