Është koha e mbjelljes së tulipanëve, zymbylave dhe narcisëve.
Vjeshta është koha e duhur që të mendoni për dukjen e tarracës apo të kopshtit në pranverën e ardhshme, sepse pikërisht tani duhet të përgatisni mbjelljen e luleve me qepujka.
Tulipanët, zymbylat, narcisët dhe bimët e tjera të ngjashme mund t’i mbillni në saksi veç e veç apo bashkë me të tjerat siç janë anemonat vjeshtore, bimët për erëza rezistuese ndaj ngricës dhe barin zbukurues, transmeton Telegrafi.
Derisa lulet me qepujka sapo duhet të fillojnë ciklin e vet, shumica e luleve pikërisht tani këndojnë këngën e tyre “Kënga e lejlekut” dhe tarracën vjeshtore e ngjyrosin me nuancat më të ngroha siç janë ciklamina, krizantema, erika, skimia…
Shoqërinë e hareshme të cilën e bëjnë erika, ciklamini, lakra zbukuruese, geraniumi, për të gjithë janë lloje të preferuara, të cilat në fund të verës tarracën e zbukurojnë.
Edhe pse i do rrezet e diellit dhe lagështinë, lakra zbukuruese nuk do t’ju zhgënjejë edhe kur të është ftohtë, sepse ajo është ndër bimët më rezistuese të kopshtit.
Shfrytëzoni rrezet e vlefshme të diellit vjeshtor që të ekspozoni lulet në formën e paraventit të larmishëm!
Një ndër lulet më të bukura njëvjeçare është verbena, lulet e së cilës mund të jenë të bardha, të kuqe, të kaltra dhe të portokallta.
Llojet ngjitëse të verbenës do të zbukurojnë tarracën në stinën e vjeshtës. Aranzhim interesant në ballkon do të keni nëse kombinoni lule të larme në saksi nga thuprat apo teneqja.
Me ngjyrë të bujshme skimia japoneze do t’ju sjellë frymën e Lindjes në ballkonin apo tarracën tuaj – bimën në formë drize jogjetherënëse e karakterizojnë kokrrat e kuqe apo të bardha. /Telegrafi/