Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini ka thënë se ylli i skuadrës, Teun Koopmeiners dëshiron të bashkohet me Juventusin këtë verë.
Juventusi ka përfunduar me sukses disa transferime deri tani si ai i Douglas Luiz, Khephren Thuram, Juan Cabal dhe portierit Michele Di Gregorio.
Megjithatë, Zonja e Vjetër në këtë afat kalimtar pritet të përfundoj me sukses edhe një transferim tjetër të një ylli të Serie A.
Bëhet fjalë për holandezin e Atalantas, Koopmeiners, i cili dëshiron të transferohet këtë verë të ekipi i trajnerit Thiago Motta.
Është vet trajneri i klubit nga Bergamo, Gasperini, i cili ka konfirmuar se ylli i skuadrës nuk dëshiron të stërvitet apo të luajë më me ta.
“Gjithçka ishte planifikuar deri javën e kaluar… atëherë Teun Koopmeiners na informoi se dëshiron të bashkohet me Juventusin”.
“Ai nuk dëshiron të stërvitet apo të luajë më me ne”, ka thënë Gasperini për Eco di Bergamo.
Ndryshe, Juventusi ka paraqitur një ofertë zyrtare për Koopmeiners, me vlerë rreth 45 milionë euro, që është më poshtë çmimit i vendosur prej 60 milionë eurosh. /Telegrafi/