Edhe këtë vit për të pestën herë me radhë Shtëpia e shëndetit në Shkup dhe Ministria e shëndetësisë e realizojnë projektin për parandalim nga moti i ngrohtë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në ditën e parë ekipet mjekësore gjatë pasdites kanë qenë të vendosur në tre vende më të frekuentuara në kryeqytet. Gjatë ditës së djeshme këshillë mjekësore kanë kërkuar 320 qytetarë.
“Qëllimi i këtyre kontrolleve në të cilat falas mund të matet presioni dhe të merren këshilla mjekësore, është të parandalohen sëmundjet e zemrës, ndërsa pikërisht shtypja e lartë është një nga faktorët e rrezikut për këto sëmundje, ka deklaruar për mediat, Tatjana Baevska Vuçkoviq, drejtore e Shtëpisë së shëndetit në Shkup.
Sot vendi jonë është në fazën e verdhë me shumë temperatura të larta. Ata persona që kanë vështirë për shkak të motit të ngrohtë edhe sonte do të mund të bëjnë kontroll falas mjekësor në punktet e vendosura në bregun e lumit Vardar, në Karposh dhe në Aerodrom./Telegrafi/