Një studim i ri ka deklaruar se kafja mund t’jua zvogëlojë shanset për ta zhvilluar tipin 2 të diabetit, shtypjen e lartë të gjakut dhe sëmundjet e zemrës.
Hulumtuesit spanjollë dhe italianë kanë zbuluar një lidhje mes konsumimit të kafesë dhe sindromës metabolike, transmeton Telegrafi.
Sindroma metabolike është kombinim i diabetit, shtypjes së lartë të gjakut dhe obezitetit, të cilat e rrisin rrezikun e problemeve kardiovaskulare, sulmeve të zemrës dhe sulmeve të trurit.
Studimi i ekspertëve sugjeron se konsumimi i tri apo katër kafeve në ditë ndërlidhet me rreth 25% zvogëlim të rrezikut të zhvillimit të tipit 2 të diabetit.
Për këtë konstatim janë analizuar mijëra raste nga tetë shtete të ndryshme dhe është gjetur një lidhje pozitive mes konsumimit të kafesë dhe zvogëlimit të rrezikut të tipit 2 të diabetit.
Sipas ekspertëve, polifenolet e mbushura me antioksidantë që gjenden në kafe mund të jenë të përfshira në parandalimin e sindromës metabolike, në veçanti acidet fenolike dhe flavanoide.
Hulumtuesit thonë se duhet të kryhen më shumë hulumtime për t’u qartësuar lidhja mes kafesë dhe sindromës metabolike. /Telegrafi/