Pas nënshkrimeve të Noussair Mazraoui, Ryan Gravenberch dhe Sadio Mane, duket se është radha e Konrad Laimer që di të ishte transferimi i katërt i klubit gjerman.
Bayern Munich ka bërë tashmë ofertën e parë zyrtare për mesfushorin austriak, Konrad Laimer, në vlerë 30 milionë euro.
Lojtari është një kërkesë e trajneri Julian Nagelsman, me të cilin ai tashmë ka punuar te RB Leipzig.
RB Leipzig 🇩🇪
Le Bayern Munich serait en train d’essayer de signer Konrad #Laimer 🇦🇹
Sur demande de Nagelsmann, les Bavarois sont prêts à investir 30M€#Sorare #Football #Transfert🔗 Sky Sports pic.twitter.com/qSazzQBKu8
— JorgeMendesSorare (@JorgeSorare) July 15, 2022
Leipzig kërkon rreth 30 milionë euro, shifër që Bayern Munich është afër ta përmbush.
Bavaret nuk duan ta kalojë këtë shifër sepse kontrata e lojtarit austriak me RB Leipzig përfundon në qershor të sezonit të ardhshëm.
Nga ana e tij, Laimer dëshiron të kalojë te klubi i madh gjerman, shkruan Sky Sports.
Nëse nënshkrimi konfirmohet, Bayern Munich do të kishte tashmë përforcimin e katërt, ndërsa në klub po punohet për Robert Lewandowskin. /Telegrafi/