Site icon Telegrafi

Konjufca dënon djegien e veturës së nënkryetarit të Kuvendit, Sllavko Simiq

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar aktin e djegies së veturës së nënkryetarit të Kuvendit, Sllavko Simiq, mbrëmë në Leposaviq.

Konjufca konsideron se akte të tilla kriminale, duke rrezikuar jetën e zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe duke shkatërruar pasurinë e qytetarëve të Kosovës, përbëjnë shkelje të rëndë të rendit e të ligjit dhe si të tilla janë të dënueshme, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Digjet vetura e deputetit të Listës Serbe

“Inkurajoj organet e rendit dhe të drejtësisë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur sa më shpejt rastin dhe për të venë para përgjegjësisë ligjore autorët e tij”, thuhet në reagimin e kryetarit Konjufca. /Telegrafi/

 

Exit mobile version