Kongresisti republikan Zach Nunn ka reaguar ndaj Departamentit amerikan të Shtetit në lidhje me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.
Nunn me anë të një postitmi në Twitter ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të qëndrojnë me Kosovën.
“SHBA: Qëndroni me Kosovën, një demokraci të re dhe një aleat të palëkundur të SHBA-ve – të dyja duke u vendosur jashtë vendit dhe duke mirëpritur të evakuuarit afganë (një nga miqtë e vetëm evropianë)”, ka shkruar Nun.
US: Stand with Kosovo, a new democracy, and a steadfast US ally — both deploying overseas and welcoming Afghan evacuees (one of only a few European friends). @SecBlinken must stand up to Serbia’s military mobilization. https://t.co/uOYddm7D62
— Congressman Zach Nunn (@ZachNunn) May 27, 2023
Ai ka shtuar se sekretari Antony Blinken duhet t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë.
“Sekretari Blinken duhet t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë”, ka përfunduar ai.
SHBA-ja ka dënuar të premten ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës “për të hyrë me forcë në ndërtesat e komunave në veri të Kosovës”.
Me anë të një deklarate, Blinken u shpreh se kjo qeveri i ndërmori këto veprime në kundërshtim me këshillat e Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës.
“Këto veprime kanë përshkallëzuar në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën”, thotë deklarata. /Telegrafi/