Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 duket se po vazhdojnë të shtohen, duke sjellë tensione të reja mes konkurrentëve.
Një video e fundit, e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ka tërhequr vëmendjen e publikut, ku Ola shihet e ulur në divan dhe merr një kabllo, duke u lidhur me të. Në momentin që ajo është lidhur, Gjesti e tërheq me forcë nga mbrapa.
Përkundër dhimbjes që mund të ketë ndjerë, Ola përpiqet të rezistojë dhe të mos e lëshojë kabllon.
eglin e SHKATERROI, u TALL me loredanen, xhenetes i beri SLUTSHAMING, olen e beri te PERDALE, e gjuajti me veze e tani kjo??? A ESHTE NORMAL KY PALACO KLLOSHAR?? KY QENKA PSIKOPAT #bbvipal4 #bbvipal pic.twitter.com/n6bcicFa84
— nicki minaj loves ZJERM 🇦🇱 (@euroxalbania) March 15, 2025
Gjesti, nga ana tjetër, i thotë disa herë të “lëshojë”, duke shtuar tensionin mes tyre. Kjo situatë ka krijuar një atmosferë të tensionuar, duke pasur reagime të shumta nga ndjekësit e Big Brother VIP.
Videoja është kritikuar ashpër në rrjetet sociale, ku shumë përdorues janë shprehur se ky moment mund të ketë qenë një provokim ose një sjellje jo të duhur.
– Kam presjon jam e lidhur.
– E lidhur? A don me ta zgjidh? (dhe s’pranon Ola)Di edhe ky te luaj viktimen si kjo ama se beri.
Para se te flisni, shikoni gjerat e plota se krejt po kapeni kur s’keni cka me u kap! #bbvipal • #bbvipal4 pic.twitter.com/CglXbekTN5
— Mrs.Kaygılaroğlu🥀 • 𝑭𝒂𝒏 𝒂𝒄𝒄𝒐𝒖𝒏𝒕 (@Mrska1998) March 15, 2025
Duket se tensionet mes Gjestit dhe Olës do të vazhdojnë të jenë një nga temat kryesore të diskutimit brenda dhe jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4. /Telegrafi/
😱😱😱 #bbvipal4 pic.twitter.com/SK4DXuhyJS
— buzz💋 (@zonjaputhje) March 15, 2025