Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në fshatin Mal Kolaj të Velipojës.
Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes, dy grupe janë përplasur mes tyre dhe kanë qëlluar me armë në drejtim të njëri-tjetrit teksa udhëtonin me dy automjete.
Paraprakisht dyshohet se gjithçka ka nisur si rezultat i një konflikti të hershëm mes palëve, raporton albeu.
Policia thotë se nuk ka të plagosur nga të shtënat.