Mbi 200 kilogram mish janë konfiskuar ditën e premte në pikën kufitare me Shqipërinë, Vërmicë.
Policia njofton se mishi që është tentuar të futet në Kosovë ka qenë i papërdorshëm, transmeton Telegrafi.
Rastet kanë ndodhur rreth orës 10:00, transmeton Telegrafi.
“Gjatë kontrollit të automjetin me ngasës mashkull shtetas i Shqipërisë, është gjetur dhe konfiskuar rreth 120 kg mish. Njësia e AUV-it kanë konstatuar se mishi është i papërdorshëm. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Gjatë kontrollit të automjetin me ngasës mashkull shtetas i Shqipërisë, është gjetur dhe konfiskuar rreth 150 kg mish. Njësia e AUV-it kanë konstatuar se mishi është i papërdorshëm. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia e Kosovës. /Telegrafi/