Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Bëhet fjalë për një punëtor të aeroportit.
Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara, e cila shkurt ka thënë “po bëhet fjalë për një punëtor”, pa dhënë detaje të tjera.
Rastin e vdekjes e kanë konfirmuar edhe në polici ku është thënë se po punohet në zbardhjen e rastit. /Telegrafi/