Kosovës i kanë mbetur edhe disa ditë për festimin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë.
Me këtë rast këshilli organizativ ka paraparë edhe një numër të madh të aktiviteteve kulturore-artistike.
Një ndër to është edhe mbajtja e një koncerti të Rita Orës më 17 Shkurt në kryeqytetin kosovar, Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Adil Behramaj, këshilltari i presidentit Hashim Thaçi.
“Po, tashmë e kemi të konfirmuar ardhjen e Rita Orës në Prishtinë. Aktualisht jemi duke u koordinuar me ekipin e këngëtares rreth koncertit që do ta mbajë më 17 Shkurt”, ka deklaruar Behramaj.
Ai më tutje ka pohuar se këngëtarja do të jetë para publikut rreth orë 22:00, ku do të perfomojë disa prej këngëve më të mira të saj.
Ndryshe, Rita ka qenë vite më parë në vendin tonë për të realizuar videon e këngës “Sha Ya Light”, i cili deri më tani është shikuar rreth njëzet milionë herë në YouTube ndërsa kishte kryesuar top listat britanike.
Ndryshe, Rita është edhe Ambasadore Nderi e Kosovës, të cilën gjë e kishte pranuar me kënaqësi. /Telegrafi/