Site icon Telegrafi

Konfirmohet rasti i parë me virusin e Nilit në Kosovë

Foto: Ilustrim

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është konfirmuar rasti i parë në Kosovë me virusin e Nilit.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj.

Lexo po ashtu Çka është virusi "Ethet e Nilit" dhe cilat janë simptomat?

Ai tha se gjendja e pacientit është stabile.

“Kemi një rast të konfirmuar për virusin e ‘Ethet e Nilit Perëndimor. Gjendja e pacientit është stabile”, ka thënë shkurt Vishaj duke mos dhënë detaje shtesë. /Telegrafi/

Exit mobile version