Konfirmohet dalja e Samsung Galaxy S3 Mini
10/10/2012
Së fundi, drejtori i departamentit të komunikimit mobil të kompanisë ka deklaruar se pajisja do të lajmërohet zyrtarisht nesër.
Fatkeqsisht, ai nuk ka zbuluar ndonjë specifikë të versionit Mini të S III, përveç faktit se pajisja do të ketë ekran me madhësi 4 inç. “Do të lansojmë Galaxy S III 4 inç në Gjermani më 11 tetor” ka thënë Shin. “Ka shumë kërkesa për një version mini të pajisjes, në Evropë.” ka shtuar ai.
Thuhet se Galaxy S III Mini do të ketë rezolucion prej 800x400 pikselave, procesor dual core, kamerë 5 megapiksel si dhe versionin më të fundit të Android, Jelly Bean.
Nesër do të kemi listën e plotë të specifikimeve dhe fotografitë aktuale të produktit të ri nga Samsung kur pajisja do të shfaqet zyrtarisht për publik. /Telegrafi/


