Janë konfirmuar dy raste me Ethet e Nilit në dy fshatra të Elbasanit.
Top Channel raporton se në fshatin Bujqes dhe Jagodinë dy persona kanë rezultuar të prekur nga virusi.
Të dy personat janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Njeri nga të prekurit është i moshuar, 74 vjeç dhe tjetri 45 vjeç. Po ashtu raportohet se është bërë dezinfektimi i të dy fshatrave.
Gjithashtu edhe Bashkia e Elbasanit ka bërë dezinfektimin e kontejnerëve të mbetjeve urbane në të gjithë zonën.