Balkan Green Foundation dhe Germanwatch organizojnë sot konferencën mbi tranzicionin e energjisë “Sfidat dhe Mundësitë në Kosovë dhe rajon”.
Konferenca do të mbledhë akterët relevantë për të diskutuar sfidat, strategjitë e politikave si dhe rrugën drejt një tranzicioni të energjisë.
Duke pasur parasysh se rajoni është shumë i varur nga lëndët djegëse fosile, është e domosdoshme që agjendat e zhvillimit të energjisë të prioritizojnë diversifikimin e burimeve të energjisë, duke pasur qëndrueshmërinë, besueshmërinë dhe përballueshmërinë si gur themelet e politikave të tyre të energjisë. /Telegrafi/