Please enter at least 3 characters.

Konferenca e Paqes dhe myslimanët e të krishterët e bashkuar në Shqipëri

2019/04/Shqiptaret.jpg

“Paris-Midi” ka botuar të dielën e 16 marsit 1919, në ballinë, një shkrim në lidhje me emërimin e Luigj Bumçit dhe Gjergj Fishtës në delegacionin shqiptar që përfaqësonte kombin tonë në Konferencën e Paqes në Paris. Shkrimi është si më poshtë:“Myslimanët dhe të krishterët janë dakord në ShqipëriDelegacioni shqiptar në Konferencën e Paqes është rritur me dy anëtarë të rinj. Ata janë Imzot (Luigj) Bumçi, peshkop i Lezhës dhe anëtar i Qeverisë së Përkohshme, dhe Ati Gergj Fishta, françeskan i Shkodrës dhe poet i madh kombëtar shqiptar.Këta dy delegatë të rinj, që gjatë audiencës së Papës, në Romë, morën miratimin e Atit të Shenjtë, afirmojnë në këtë Konferencë bashkimin e ngushtë të krishterëve në Shqipëri me myslimanët në lidhje me kërkesat e tyre kombëtare”. /Darsiani/