Lancia është një markë që po përgatitet për ‘ringjalljen’ si një brend tërësisht elektrik, dhe si e tillë, në nëntor të vitit të kaluar, zbuloi “konceptin e dizajnit” Pu+Ra.
Por, tani bëhet e ditur se koncepti i makinës më në fund po vjen muajin tjetër, transmeton Telegrafi.
Shefi ekzekutiv i Lancia-s, Luca Napolitano ka zbuluar se më 15 prill marka do të zhvillojë një event të quajtur “Emozione Pu+Ra”, gjatë të cilit do të zbulohet “Lancia Concept”.
“Emozione” në gjuhën italiane do të thotë “emocion”, derisa Pu+Ra i bie “i pastër dhe radikal”, sipas markës Lancia.
Imazhi ngacmues u publikua nga brendi së bashku me njoftimin për eventin e ardhshëm.
Lancia planifikon të prezantojë modelin e ri Ypsilon vitin tjetër, pastaj një crossover premium i quajtur Aurelia në vitin 2026, më pas vetëm modele elektrike duke filluar në vitin 2028.