Please enter at least 3 characters.

Komunikacioni rrugor në Maqedoni në këto orë të mbrëmjes

2016/11/komunikacion-dimri.jpg

Ndonëse ka patur dhe vazhdon të ketë të reshura në disa rajone të vendit, komunikacioni zhvillohet pa pengesa, por nëpër rrugë me korsi të lagështa.

Shoferëve u kërkohet që të jenë të vëmendshëm, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Nëpër gryka mali mund të ketë rrokullisje gurësh, sidomos në ato pjesë ku ka të reshura të shiut.

Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatare, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia./Telegrafi/