Ura mbi lumin Vardar në rrugën rajonale afër fshatit Bashino, është e mbyllur për të gjitha llojet e qarkullimit.
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë me lagështirë.
Në akset rrugore Tetovë – Kodra e Diellit, Gostivar – Strazhë, Dellçevë dhe Stracin bie borë, por nuk ka probleme në lëvizje rrugore.
Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës në Krushevë 50 metra dhe Pletvar 50 metra.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.