Asociacioni i Komunave të Kosovës e kanë dërguar në Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë të Paluajtshme, i cili parasheh faljen e 100 eurove të tatimit për qytetarët.
Dorëzimin e kërkesë për vlerësimin e ligjshmërisë së këtij ligji e bëri drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi dhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.
Sipas Ibrahimit, Qeveria e Kosovës në mënyrë arbitrare e pa u konsultuar me komunat ka vendosur që të bëhet falja e tatimit në pronë deri në 100 euro.
Ai tha se me këtë vendim do të dëmtohen buxhetet e komunave të Kosovës. /Telegrafi/