Komuna e Zveçanit sot ka shpërndarë 74 multikultivator për fermerët dhe familjet që angazhohen në bujqësi.
Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, kryetari i komunës, Ilir Peci.
Sipas tij, ky investim ka për qëllim të përmirësojë kushtet e punës dhe jetesës për fermerët.
“Ne sot, si Komunë, kemi shpërndarë 74 multikultivatorë për qytetarët e Komunës së Zveçanit, në krye me drejtorin e Bujqësisë dhe Pylltarisë Isuf Kelmendi. Ky investim ka për qëllim të përmirësojë kushtet e punës dhe jetesës për fermerët dhe familjet që angazhohen në bujqësi, duke siguruar mjete më efikase dhe të qëndrueshme për zhvillimin e aktiviteteve bujqësore.
Ky hap është pjesë e angazhimit tonë për të mbështetur dhe inkurajuar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve tanë”, ka shkruar Peci në Facebook. /Telegrafi/