Komuna e Zveçanit është përfaqësuar në panairin e arsimit “Didacta” në Shtutgart të Gjermanisë.
Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ku sipas tij, ky është një eveniment i rëndësishëm për sektorin e arsimit., shkruan Telegrafi.
Ai është shprehur se kanë ndarë eksperienca që do të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së arsimit në komunitetin e tyre.
“Pjesëmarrja jonë në këtë panair ishte qëllim edhe forcimin e lidhjeve ndërkombëtare dhe promovimin e mundësive që Zveçani ofron për zhvillimin e arsimit. Ne u angazhuam për të ndarë eksperienca që do të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së arsimit në komunitetin tonë”, ka thënë ai. /Telegrafi/