Site icon Telegrafi

Komuna e Vushtrrisë vazhdon bashkëpunimin me Komunën Vaxjo në Suedi

Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes Komunës së Vushtrrisë dhe Komunës Vaxjo në Suedi.

Sipas njoftimit të lëshuar nga komuna, kjo marrëveshje bashkëpunimi është për vitet 2024-2026, shkruan Telegrafi.

Bëhet e ditur se aktualisht po punohet në dy projekte thelbësore:

-Dixhitalizimi i arkivit – Një projekt që synon të modernizojë dhe lehtësojë aksesin në të dhënat historike dhe kulturore nëpërmjet teknologjive bashkëkohore të dixhitalizimit.

-Aftësimi i të rinjve për tregun e punës – Kjo iniciativë synon të rrisë kapacitetet e të rinjve dhe t’i përgatisë ata për kërkesat e tregut të punës në nivel lokal.

Idrizi ka njoftuar se është planifikuar zgjerimi i bashkëpunimit me projekte që kanë në fokus menaxhimin e mbeturinave, duke marrë në konsideratë praktikat më të mira të Suedisë. /Telegrafi/

Exit mobile version