Site icon Telegrafi

Komuna e Vushtrrisë njofton se sot rruga “Avni Saraqi” do të jetë e mbyllur për qarkullim të mjeteve motorike

Komuna e Vushtrrisë

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se sot duke filluar nga ora 04:00 deri në 12:00 rruga “Avni Saraqi” do të jetë e mbyllur për qarkullimin e mjeteve motorike.

Sipas njoftimit, kjo për arsye të asfaltimit të kësaj rruge nga rrethi te “Ura e Gurit” deri tek lumi Sitnica, shkruan Telegrafi.

“Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Vushtrrisë, se me datën 27.08.2024 (ditë e martë) nga ora 04:00-12:00 rruga ‘Avni Saraqi’ do të jetë e mbyllur për qarkullim të mjeteve motorike, për shkak të asfaltimit të kësaj rruge nga rrethi te ‘Ura e Gurit’ deri te ura e lumit Silnica në bazë të kontratës për projektin ‘Ndërtimi i rrugës Avni Saraqi’”, thuhet në njoftim.

Komuna e Vushtrisë ka kërkuar nga qytetarët që gjatë kësaj periudhe kohore t’i shfrytëzojnë rrugët tjera alternative. /Telegrafi/

Exit mobile version