Telegrafi

Komuna e Vushtrrisë apel qytetarëve për shmangie të shkaktarëve të zjarrit

Komuna e Vushtrrisë

Komuna e Vushtrrisë u ka bërë apel qytetarëve që t’i shmangin të gjithë shkaktarët e mundshëm të zjarrit.

Komuna ka thënë se në sezonin e korrje shirjeve, mundësia e zjarrvënies së hamulloreve dhe mbetjeve të kashtës dhe barishteve të thara është më e madhe, shkruan Telegrafi.

“Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, ambientit, florës dhe faunës së Komunës së Vushtrrisë, APELOJMË tek të gjithë qytetarët, Institucionet publike dhe Private që të jenë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit”, ka njoftuar Komuna e Vushtrrisë.

Më tej, Komuna ka apeluar që për çdo rast të zjarrit qytetarët të lajmërojnë me kohë, si dhe të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit.

Tutje në njoftim thuhet se reagimi në raste të rreziqeve dhe kërcënimeve të sigurisë publike është obligim qytetar për të gjithë. /Telegrafi/