Site icon Telegrafi

Asfaltohen disa rrugica në lokalitete të Shtimes

Në fshatin Zborc janë asfaltuar Rruga “Ruzhdi Salihu” dhe Rruga “Hafir Bajrami”, në Petrovë është asfaltuar “Lagjja Ademaj”, ndërsa në Muzeqinë janë përfunduar punimet në Rrugën “Lasgush Poradeci” dhe Rrugën “Maliq Hoxha”.

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, nëpërmjet faqes së komunës, citohet të ketë thënë se këto investime reflektojnë përkushtimin e qeverisjes lokale për të krijuar kushte më të mira për të gjithë banorët dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës tonë.

“Me punë dhe përkushtim, këto ditë kemi realizuar asfaltimin e disa segmenteve rrugore. Këto projekte dëshmojnë angazhimin tonë për t’ju përgjigjur nevojave të qytetarëve dhe për të sjellë ndryshime pozitive në çdo lagje e fshat të komunës sonë. Do të vazhdojmë me punë të mira”, ka thënë Aliu.

Exit mobile version