Komuna e Prishtinës vitin e ardhshëm do të subvencionojë protezën e gjirit për të gjitha gratë me kancer.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në kryeqytet, Izet Sadiku.
“Drejtoria për shëndetësi në Komunën e Prishtinës, ka ndarë subvencione për qytetarët me sëmundje kronike”, ka shkruar Sadiku në Facebook.
Ai ka bërë të ditur se nga janari deri më tani janë ndarë 250 mijë euro subvencione, nga të cilat kanë përfituar 1 mijë e 586 qytetarë.
“Kjo praktikë do të vazhdojë edhe në vitin 2023. Në vitin e ardhshëm do të subvencionojmë protezën e gjirit për të gjitha gratë me kancer të gjirit”. /Telegrafi/