Site icon Telegrafi

Komuna e Podujevës njofton qytetarët dhe shoqatat e gjahtarëve se është i ndaluar çdo aktivitet i gjuetisë

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural informon të gjithë qytetarët dhe shoqatat e gjahtarëve se është i ndaluar çdo aktivitet i gjuetisë në tërë territorin e Komunës së Podujevës.

Në njoftimin e bërë për media nga komuna e Podujevës janë ftuar qytetarët që të ruajnë biodiversitetin.

“I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të kontribuojnë në ruajtjen e biodiversitetit në komunën tonë. Për çdo informacion shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Podujevës”, vijon njoftimi./Telegrafi/

Exit mobile version