Site icon Telegrafi

Komuna e Podujevës ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka marrë vendim për të ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike në këtë komunë.

Urdhëresa që Bulliqi ka nxjerr të mërkurë vlen nga dita e enjte (22 dhjetor) deri më 3 janar 2023.

Ndërsa, për ata që nuk i përmbahen këtij vendimi, parashihen edhe gjoba.

“Ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike/eksplozivëve në sheshe, rrugë, tregje dhe hapësira tjera publike në territorin e Komunës së Podujevës. Ndalese sipas pikës I të kësaj urdhërese vlen për periudhën 22 dhjetor 2022 deri më 3 janar 2023”.

“Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të gjobiten në përputhje me rregullativën ligjore në fuqi”, thuhet në njoftimin e Komunës së Podujevës. /Telegrafi/

Exit mobile version