Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, dhe drejtori ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, kanë nënshkruar protokollin për transferimin e materialeve që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës.
Nënkryetari Mjekiqi, në fjalën e tij, theksoi se Komuna e Obiliqit është e përkushtuar të mbështesë këtë proces, duke ndihmuar në ndriçimin e ngjarjeve të së kaluarës dhe në mbrojtjen e ruajtjen e këtyre materialeve.
“Në anën tjetër, Hetemi falënderoi Komunën e Obiliqit për bashkëpunimin institucional dhe theksoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një arkive të pasur me të dhëna, që do të shërbejë në përpjekjet për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës”, thuhet në njoftimin e bërë nga Komuna e Obiliqit./Telegrafi/