Komuna e Kamenicës ka ndërmarrë një hap në përkujdesjen ndaj fëmijëve duke krijuar kartelën për sigurime shëndetësore në çerdhet publike.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, i cili theksoi se kanë siguruar kohë më parë ushqimin e shëndetshëm për fëmijët, tani kanë ndërmarrë një hap tjetër duke siguruar edhe mbulimin për sigurime shëndetsore.
“E kemi nisur me ushqim të shëndetshëm, e kemi bërë edhe sigurimin shëndetësor në çerdhet publike. Të gjitha shpenzimet i mbulon komuna. Të dyja këto politika sociale, ushqimi i shëndetshëm dhe sigurimi shëndetësor, janë për herë të parë në Kosovë, sepse ne duam fëmijë të sigurt dhe të shëndoshë brenda çerdheve publike”, ka deklaruar Rahimaj.
Kjo iniciativë, e cila synon të sigurojë një dietë të balancuar dhe të pasur me vlera ushqyese për më të vegjlit, sipas Rahimajt është pjesë e një qasjeje më të gjerë për përmirësimin e kushteve në institucionet parashkollore. /Telegrafi/