Komuna e Kamenicës njofton se Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë ka hapur thirrjen publike për mbështetje të bizneseve të vogla dhe start up.
Sipas njoftimit, kjo mbështetje do të ofrohet në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese, përpunuese dhe shërbyese që kontribuojnë në zhvillim ekonomik lokal.
Shuma e kësaj thirrje është 150 mijë euro, ku përqindja e bashkëfinancimit nga aplikantët është obligative.
“Bashkëfinancimi i nevojshëm në kategorinë Start-up është minimum 10%, ndërsa tek bizneset ekzistuese, ndërmarrje mikro dhe të vogla, minimum 20%”, thuhet në njoftimin e komunës.
Për të aplikuar, ndër kriteret e para që bizneset duhet ta kenë është se duhet të operojnë në Komunën e Kamenicës, ku edhe do të marrin mbështetje.
Gjithashtu, në njoftimin e komunës janë të listuara edhe dokumentet e nevojshme që kërkohen për aplikim.
Ndryshe, në njoftimin e komunës bëhet e ditur edhe për veprimtaritë që nuk përkrahen përmes kësaj thirrje.
“Tregtia(me pakicë dhe shumicë), ndërtimtaria(përvec elektricistëve, molerëve, instaluesit e ujit, instaluesit e ngrohjes qendrore dhe klimatizuesit), bujqësia, arsimi, kultura dhe sporti dhe shëndetësia”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/