Telegrafi

Komuna e Junikut i ka përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme për një vit sa më të mbarë shkollor

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2024/2025, kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka vizituar dy shkollat e kësaj komune, Shkollën Fillore të Mesme e Ulët “Edmond Hoxha” dhe në Gjimnazin “Kuvendi i Junikut”.

Gjatë vizitës së tij Shehu uroi nxënësit dhe stafin arsimor për një vit të mbarë shkollor dhe plot suksese.

Përveç kësaj Shehu edhe theksoi rëndësinë e arsimit cilësor dhe përkushtimin e komunës për të siguruar kushte sa më të mira për të gjithë nxënësit e Junikut.

Për të siguruar një vit sa më të mbarë shkollor, Komuna e Junikut ka bërë të ditur se ka përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme për të siguruar që çdo nxënës të ketë një vit shkollor sa më të mbarë, duke pajisur shkollat me materialet e nevojshme didaktike dhe teknologjike për të përmbushur kërkesat e mësimdhënies bashkëkohore. /Telegrafi/