Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Komunës së Gjakovë ka subvencionuar 56 bletarë, duke shpërndarë 226 koshere të bletëve.
Me rastin e dorëzimit të kosherev të bletëve për përfituesit, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini u shpreh se Gjakova ka bletarë të përkushtuar, të cilët këtë veprimtari, e ushtrojnë me një vullnet të jashtëzakonshëm.
“Shpresoj që subvencionet që u shpërndanë sot nga Komuna e Gjakovës, të jenë një ndihmesë, që ata të prodhojnë më shumë, e të ecin përpara”, tha Gjini.
Kryetari Gjini dhe drejtori i Bujqësisë, Gani Hajdari, kanë uruar bletarët përfitues të subvencionit./Telegrafi/