Site icon Telegrafi

Komuna e Fushë Kosovës njofton se me datën 11 nëntor nuk do të punohet në QKMF1

Komuna e Fushë – Kosovës ka njoftuar se për shkak të punimeve QKMF 1 në rrugën “28 Nëntori” me datën 11 nëntor, nuk do të jetë në dispozicion për të marrë shërbime.

Kështu është bërë e ditur nga Komuna e Fushë Kosovës.

“Ju njoftojmë se për shkak të punimeve në QMF 1 në rrugën “28 Nëntori” me datën 11/11/2024 kjo QMF nuk do të jetë në dispozicion për të marrë shërbime”, thuhet në njoftim.

Tutje, në komunikatë theksohet se “të gjithë qytetarët të cilët kanë nevojë për marrjen e shërbimeve shëndetësore, të vizitojnë QKMF-në në Fushë Kosovë deri më datën 12/11/2024”./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version