Fituesi i dyfishtë i ‘Oscar’, Ennio Morricone, kompozitori i “The Good, the Bad and the Ugly”, dhe “The Mission”, njëri prej muzikantëve më të mirë në histori ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare.
Morricone vdiq të hënën në mëngjes në një klinikë në Romë, sipas një njoftimi të avokatit të tij, Giorgio Asumma, për agjensinë italiane të lajmeve ANSA.
Mjeshtri i muzikës së filmave krijoi mbi 500 kompozime për filma e televizion, për më shumë se 50 vite.
Ai ka kompozuar për shuma filma të llojit Westerns përfshirë këtu “The Good, the Bad and the Ugly” , “Once Upon a Time in the West”, “The Mission” dhe “Cinema Paradiso”.
I njëjti ka qenë i nominuar gjashtë herë për ‘Oscars’ për – “Days of Heaven”, “The Mission”, “The Untouchables”, “Bugsy”, “Malena” dhe “The Hateful Eight”.
Gjithashtu Ennio ka preferuar të punoj në Romë – dhe ka refuzuar të flas gjuhë tjera përveç italishtes – ka punuar me filmbërësit më të mëdhenj në gjithë botën duke përfshirë këtu, Sergio Leone (“Once Upon a Time in America”), Gillo Pontecorvo (“The Battle of Algiers”), Bernardo Bertolucci (“1900”), Terence Malick (“Days of Heaven”), William Friedkin (“Rampage”), Roman Polanski (“Frantic”), Brian De Palma (“The Untouchables”), Barry Levinson (“Disclosure”), Mike Nichols (“Ëolf”) dhe Giuseppe Tornatore (“Cinema Paradiso”).
Morricone ka fituar dy çmime Oscar, dy ‘Grammy Awards’, dy ‘Golden Globe’, pesë ‘Anthony Asquith Awards’ nga BAFTA, dhe është nominuar edhe për pesë ‘Academy Awards’.
Funerali i Morricones do të mbahet privatisht, në respekt ‘të ndjenjës së përulësisë që gjithmonë ka frymëzuar jetën e tij’. /Telegrafi/