Këshilltari i kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Erzen Vraniqi ka thënë se Kuvendi i Kosovës tanimë ka 119 deputetë, për shkak se një deputet e ka humbur mandatin.
Vraniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deputeti Etem Arifi ka humbur mandatin për shkak se është i dënuar me 1 vit burgim me vendim të plotfuqishëm.
“Kuvendi i Kosovës i ka 119 deputetë. Deputeti Etem Arifi i dënuar me 1 vit burg me vendim të plotfuqishëm e ka humbur mandatin sipas nenit 70 të Kushtetutës së Kosovës. Ai nuk ka të drejtë vote”, ka shkruar Arifi.
Deputetit Arifi dënimin me një vit e tre muaj burgim efektiv të shqiptuar nga Gjykata e Apelit për veprën penale të mashtrimit me subvencione, ia ka lënë në fuqi edhe Gjykata Supreme.
Në votën e Arifit, që vjen nga Partia e Ashkalive për Integrim (PAI), ka llogaritur nga LDK-ja që po synon të formojë qeverinë e re duke ia vështirësuar më shumë punën për sigurimin e votave. /Telegrafi/