Site icon Telegrafi

Kompensimi i dëmeve në bujqësi, ndahen 1.1 milion euro për 14 komuna

Me qëllim të kompensimit të dëmeve në bujqësi, Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 1.1 milionë euro për 14 komuna duke përfshirë 386 fermerë përfitues.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në arsyetimin e vendimit ka thënë se ky kompensim ka vlerën e njëjtë të përqindjes.

“Ministria e Bujqësisë propozon për miratim vendimin për mbështetjen financiare për kompensim nga fatkeqësia natyrore për komunat Deçan, Gjakovë, Graçanicë, Junik, Kamenicë, Malishevë, Prishtinë, Vushtrri, Gjilan, Lipjan, Novobërdë, Skenderaj, Rahovec dhe Podujevë”, tha Peci.

“Vlera monetare e kompensimit do të jetë 1 milionë e 123 mijë e 635 euro. Ky kompensim ka vlerën e njëjtë të përqindjes e kompensimit, pra 82 për qind të vlerës totale”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version