Site icon Telegrafi

Kompanitë me “bereqetin” më të madh në botë – firmat në sektorin e IT-s dominojnë në tregun global

Kompanitë në sektorin e teknologjisë po dominojnë në tregun global, sipas një raporti vjetor të Brand Finance të përmbledhur nga Visual Capitalist.

Gjiganti teknologjik Apple është renditur si marka më e vlefshme për këtë vit, i ndjekur nga Microsoft dhe Google në vendin e dytë dhe të tretë, transmeton Telegrafi.

Në vendin e katërt listohet Amazon derisa në të pestin Samsung Group. Kjo do të thotë se në top-pesshen e brendeve më të vlefshme në botë renditen kompanitë nga sektori i IT-s.

Analiza e Visual Capitalist rendit marka kryesore sipas vlerës së markës, bazuar në renditjen vjetore globale nga Brand Finance.

Thënë kështu, Apple ka një vlerë prej 516.6 miliardë dollarë, Microsoft 340.4 miliardë dollarë, Google 333.4 miliardë dollarë, Amazon 308.9 miliardë dollarë dhe Samsung Group 99.4 miliardë dollarë.

Katër prej kompanive të para e kanë bazën kryesore operative në SHBA, derisa Samsung Group në Korenë e Jugut.

Visual Capitalist ka publikuar listën e 100 markave më të vlefshme në botë të cilat vlejnë më shumë se 5 trilion dollarë, sipas raportit. /Telegrafi/

Exit mobile version