Site icon Telegrafi

Kompanisë “Higjena” në Deçan i shtohen mjete të reja për menaxhimin e mbeturinave

Kompanisë “Higjiena” në Deçan i është shtuar edhe një kamion për grumbullimin e mbeturinave, si dhe një kamionetë për mbetje të vëllimshme, për të përmirësuar efikasitetin në mirëmbajtjen e qytetit.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky investim do ti ndihmojë kësaj kompanie mirëmbajten e qytetit në mënyrë të pastër.

Kryetari Ramosaj bashkë me kompaninë “Higjena”në Deçan/ Foto nga Bashkim Ramosaj Facebook

“Kompanisë ‘Higjiena’ iu shtua edhe një kamion për grumbullim të mbeturinave dhe një kamionetë për mbetje të vëllimshme, të cilat do të ndihmojnë në rritjen e efikasitetit dhe mbajtjen e qytetit tonë të pastër,” ka shkruar ai.

Ky investim pritet të lehtësojë shërbimet e kësaj kompanie dhe të kontribuojë në një mjedis më të pastër për qytetarët e Deçanit. /Telegrafi/

Exit mobile version