Kompania Regjionale “Pastrimi”, bazuar në gjendjen emergjente të shpallur në Qeveria e Kosovës, konform kësaj njoftojmë se shërbimi i largimit të mbeturinave në amvisëri dhe kontejnerët e qytetit të Prishtinës do të bëhet sipas orarit të rregullt, ndërsa administrata dhe shërbimi i pagesave nuk do të punojnë.
Kjo vjen si rrjedhoje e vendimit të Qeverisë për pezullim-shtyrje të përkohshme të pagesave komunale.
“Njoftohen edhe të gjithë qytetarët të cilët kanë obligime të pashlyera dhe kanë lëndë të iniciuara në procedurë përmbarimore, se gjatë kësaj gjendje nuk do t’iu bllokohen llogaritë bankare, deri në marrjen e vendimit tjetër”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
“Pastrimi” njofton gjithë klientët qe po ashtu do ta respektojnë vendimin e Qeverisë së Republikës se Kosovës për shtyrjen e afatit të pagesave për faturat e mbeturinave.
Po ashtu, kompania thotë se mbetet e përkushtuar në kryerjen e obligimeve dhe shërbimeve që ofron dhe punon gjithmonë ne parandalimin e ndonjë epidemie tjetër.