Pas asaj që quhen ekzaminimet gjenetike, komiteti hetues i Rusisë konfirmon se dhjetë personat që ishin në aeroplanin e rrëzuar kanë humbur jetën.
E në mesin e të vdekurve përfshihet edhe kreu i grupit mercenar rus Ëagner, Yevgeny Prigozhin, transmeton Telegrafi.
“Si pjesë e hetimit penal të rrëzimit të aeroplanit në rajonin Tver, janë përfunduar ekzaminimet gjenetike molekulare”, thuhet në një deklaratë.
“Sipas rezultateve të tyre u konstatuan identitetet e të 10 të vdekurve, që korrespondojnë me listën e shënuar në fletën e fluturimit”, tha ndër tjera.
Në aeroplanin e rrëzuar kishte qenë edhe Dmitri Utkin, themeluesi i grupit mercenar rus Wagner.
Në anën tjetër, rrëzimi i aeroplanit dhe vdekja e Prigozhinit nga analistët perëndimorë është parë si hakmarrje nga ana e Vladimir Putinit.
Kjo ndodhi pasi dy muaj më parë Prigozhin dhe pjesëtarët e grupit të tij mercenar u rebeluan dhe ia mësynë Moskës – duke pretenduar se do të “shkatërrojnë” udhëheqësinë e lartë ushtarake ruse. /Telegrafi/