Site icon Telegrafi

Komisioni për Buxhet rekomandon shkarkimin e bordit të RTK-së

Me shumicë votash Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka rekomanduar inicimin e procedurave për shkarkimin e bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Kryesuesi i komisionit, Armend Muja tha se me shumicë votash i rekomandohet Komisionit për Media inicimin e procedurave për shkarkimin e bordit të RTK-së.

Bordi i RTK-së është i përbërë nga Sali Bashota si kryetar,  Agron Gashi – anëtar, Lirim Geci – anëtar, Fadil Miftari – anëtar, Ilir Bytyçi – anëtar, Bajram Mjeku – anëtar, Petrit Musolli – anëtar dhe Albinot Maloku – anëtar.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Tranafere me shumicë votash ka hedhur poshtë duke mos e miratuar raportin financiar vjetor të Radio Televizionit të Kosovës, transmeton Kallxo.com.

Kryesuesi i komisionit, Armend Muja ka thënë se është shqetësuese mos bashkëpunimi i bordit të RTK-së me komisionin.

“Mosbashkëpunimi i bordit është shumë shqetësues për mua si dhe nuk ka pasur asgjë të re në këtë raport. Shqetësim tjetër për mua nuk ka logjikë, që bordi i vjetër të zgjedh probleme të reja”, ka thënë

Muja tha se përveç mosvotimit të raportit vjetor financiar për vitin 2020, ai propozon që të rekomandohet edhe shkarkimi i bordit të RTK-së.

Me shumicë votash ky propozim ka kaluar dhe është rekomanduar shkarkimi i tij.

Exit mobile version