Site icon Telegrafi

Komisioni për Anti-korrupsion do të hetojë 42 raste të punësimit të familjarëve, publikon edhe emrat (Dokument)

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në seancën e sotme ka diskutuar për rastet u punësimit të familjarëve të funksionarëve shtetëror në institucionet publike, të cilat ditëve të fundit u publikuan nga mediumet.

Komisioni në seancën e sotme ka vendosur që të nis hetime për 42 raste, të cilat janë në dyshim për nepotizëm, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në listën e cila u bë publike nga mediat, gjendet edhe emri i nipit të Frosina Remenski, deputete e LSDM-së. Gruaja e vëllait të bashkëshortes së ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, motra dhe nipi i ministrit të pushtetit Lokal, Suhejl Fazliu, si dhe shumë emra të personave të cilët ndërlidhen me funksionarë nga udhëheqësia e mëparshme.

Një pjesë e tyre janë: bashkëshortja e ish sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Kirill Bozhinovski, reja, daja kushëriri dhe kushërira e deputetit, Antonio Milloshoski dhe shumë persona të tjerë./Telegrafi/

Exit mobile version