Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, i ka shkuar në zyrë kryeministrit Albin Kurti të premten, pas tensioneve në veri.
Ristuccia është parë duke hyrë në ndërtesën e Qeverisë rreth orës 17:00, derisa takimi ka zgjatur rreth një orë.
Pas takimit komandanti i KFOR-it nuk ka pranuar të flasë për media.
Ndryshe, Policia e Kosovës përdori gazin lotsjellës dhe shok-bombat për t’i shpërndarë qytetarët e tubuar rreth objekteve komunale.
Paraprakisht, Policia njoftoi se po asistonte kryetarët e rinj për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse.
Në një njoftim të Policisë së Kosovës thuhet se pesë pjesëtarë të saj pësuan lëndime, ndërsa katër makina u dëmtuan gjatë përleshjeve./Telegrafi/