Site icon Telegrafi

Kolonë 800 metra në dalje të Merdares, pritjet mbi një orë

Foto: Ilustrim

Mëngjesin e sotëm, në pikat e kalimit kufitar janë regjistruar pritje të ndryshme për automjete dhe kamionë.

Sipas të dhënave të fundit të përditësuara në orën 06:33, në pikën kufitare në Merdar janë raportuar vonesa të konsiderueshme krahasuar me pikat e tjera.

Në hyrje të kësaj pike pritjet janë nga 05-10 minuta, ndërsa në dalje pritjet shkojnë deri në 1 orë e 20 minuta.

Pika e Merdares është gjithashtu e vetmja që ka regjistruar një kolonë të gjatë prej 800 metrash në dalje për automjetet.

Pikat e tjera kufitare, kanë shfaqur një situatë më të qetë me pritje minimale prej 05-10 minutash.

Megjithatë, Merdarja mbetet pika më e ngarkuar e ditës së sotme. /Telegrafi/

 

Exit mobile version