Kolegji RIINVEST tashmë një ndër institucionet më të njohura në vend dhe rajon për studime në fushën e ekonomisë në të gjitha nivelet, në atë Master në veçanti, ku për vitin e ri akademik 2018/2019 do të ofrojë program të veçantë në nivelin Master.
Me një përvojë mbi 23 vite hulumtimesh në fushën e zhvillimit ekonomik dhe mbi një dekadë në edukim, hulumtime dhe publikime akademike, nga kolegji RIINVEST në studimet Master kanë diplomuar studentë të dalluar.
Të dhënat e të diplomuarve tregojnë që shumica dërmuese e studentëve të nivelit Master punësohen gjatë studimeve, punësohen brenda 6 muajve pas diplomimit dhe mbajnë pozita të larta menaxheriale në institucione publike, private, vendore dhe ndërkombëtare.
Me gjithë këtë sukses ndërkohor, programi i studimeve Master rishqyrtohet në vazhdimësi nga Këshilli i studimeve post-diplomike dhe në bazë të zhvillimeve akademike të universiteteve më me renome ndërkombëtare, zhvillimeve ekonomike, kërkesave dhe nevojave bashkëkohore, programi rishqyrtohet dhe ri-dizajnohet për t’i përmbushur këto kërkesa.
Në saje të zhvillimeve të fundit ekonomike në vend dhe botë, për vitin akademik 2018/2019 do të ofrohet program i veçantë duke u karakterizuar me specializime të profilizuara, lëndë më bashkëkohore, literaturë më të re ekzistuese, metoda hulumtimi më bashkëkohore, staf me eksperiencë ndërkombëtare, numër të vogël të studentëve në ligjërata me qëllim të bashkëpunimit të ngushtë profesor-student, konsultime në vazhdimësi me studentë, publikime shkencore, zhvillim të projekteve, financim përmes kredive pa interes dhe mundësi kthimi pas përfundimit të studimeve si dhe mundësi për studime dhe eksperiencë ndërkombëtare.
Duke pas parasysh që shumica dërmuese e studentëve të nivelit Master janë në marrëdhënie pune, të gjitha ligjëratat në këtë nivel do të zhvillohen pas orarit të punës, konkretisht duke filluar nga ora 17:30-20:00.
Në vitin akademik 2018-19 studimet Master do të ofrohen në formën modulare duke zhvilluar një modul për një kohë të caktuar dhe duke u përcjell me vlerësim për të vazhduar me modulin e radhës.
Kjo do t’u mundësojë studentëve të vijojnë rregullisht ligjëratat, përgatisin elemente të vlerësimit dhe në të njëjtën kohë të zhvillojnë karrierën e tyre në vendet e tyre të punës.
Përveç ligjëratave të rregullta, studimet Master do të ofrojnë edhe mundësi të hulumtimeve akademike dhe biznesore. Programi do të përgatitë studentët në mënyrë të pavarur të zhvillojnë projekte hulumtuese dhe zhvillimore.
Në këtë kontekst, përveç hulumtimeve gjatë çdo moduli, programi do të ngërthej në vete ekskluzivisht dy module në metoda hulumtuese dhe kërkimore.
Semestri i fundit i studimeve i dedikohet tërësisht hulumtimit, ku studentët në mënyrë individuale në bashkëpunim me një mentor i cili është staf i kolegjit dhe anëtar i këshillit të studimeve Master zhvillojnë temën e diplomës.
Gjatë gjithë këtij procesi, studenti zhvillon hulumtimin e tij, ndërsa mentori vazhdimisht monitoron dhe ndihmon studentin deri nëp ërfundimin e temës dhe diplomim të suksesshëm.
Këtë vit akademik për herë të parë do të ofrohen seminare të rregullta të hulumtimit. Në këto seminare do të jenë prezent të gjithë profesorët e studimeve Master, mentorët e studentëve dhe të gjithë studentet të cilët janë duke punuar temën e diplomës.
Sipas planit akademik, studentët do të prezantojnë progresin e temës së tyre i cili shërben për shkëmbimin e përvojave hulumtuese dhe akademike dhe si një mundësi të ofrimit të këshillave nga profesorët për hapat e mëtutjeshëm gjatë hulumtimit.
Duke qenë i fokusuar në krijimin dhe zhvillimin e një ambienti hulumtues dhe akademik, Kolegji RIINVEST për herë të parë ka siguruar qasjen në databaza dhe biblioteka digjitale botërore të publikimeve si JSTORE ku studentët kanë qasje në mbi 12 milionë botime shkencore nga autorët më të njohur në fushat përkatëse.
Falë këtij ambienti kërkimor, studentët gjithnjë të mbështetur nga stafi i Kolegjit RIINVEST do të inkurajohen të publikojnë punimet e tyre në revista shkencore. Përveç mundësive në kontekstin vendor, në bazë të arritjeve akademike dhe hulumtimeve, studentët e nivelit Master nga viti i ri akademik do të kenë mundësi të studiojnë në Itali duke përfituar diplomë të dyfishtë.
Për më shumë informata aplikoni në riinvest.net/pranimi/master apo edhe vizitoni faqet në rrjetet sociale.