Gjiganti financiar Credit Suisse njofton se 61.2 miliardë franga [62.5 miliardë euro] ishin tërhequr nga banka në tre muajt e parë të vitit.
Njoftimi jep një pasqyrë të nivelit së rrjedhjes financiare që shkaktoi kolapsin e huadhënësit 167-vjeçar.
Shitja e saj e detyruar te banka rivale zvicerane UBS pritet të përfundojë së shpejti.
Departamenti për Menaxhimin e Pasurive së Credit Suisse ka parë që sasia e aseteve ka rënë në 502.5 miliardë franga [513 miliardë euro] në fund të marsit, pothuajse 29 për qind më poshtë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
“Këto flukse financiare dalëse janë zbutur, por ende nuk janë rikuperuar që nga 24 prilli 2023”, shtoi njofton banka.
https://twitter.com/CreditSuisse/status/1650360493092077568
Klientët e Credit Suisse filluan të tërheqin para nga banka pasi ajo u përballë nga trazirat e tregut që pasuan falimentin e Silicon Valley Bank dhe Signature Bank në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në Zvicër, autoritetet krijuan një paketë shpëtimi për Credit Suisse, që përfshinte më shumë se 200 miliardë franga [204 miliardë euro] garanci financiare dhe bëri që UBS të pranonte të merrte në menaxhim Credit Suisse.
Ky institucion kishte pësuar humbje të mëdha financiare dhe ishte përballur me një sërë problemesh gjatë viteve të fundit, duke përfshirë akuzat për pastrim parash.
Banka raportoi një humbje prej 7.3 miliardë frangash zvicerane [7.45 miliardë euro] më 2022 – viti i saj më i keq që nga kriza financiare e 2008 – dhe kishte paralajmëruar se nuk priste të ishte fitimprurëse deri në vitin 2024. /Telegrafi/